Kosovë, Kryesia mblidhet sot për seancën e radhës së Kuvendit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2015, 08:10
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme.Këtë e ka konfirmuar për RTK-në, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi.Kuvendi është bllokuar që disa javë, pas bllokadës që po krijojnë tri partitë opozitare.Javën e kaluar opozita hodhi sërish gaz lotsjellës në ambientet e kuvendit. Ndërsa pati edhe protesta të dhunshme nga mbështetësit e opozitës.