Kodheli: Mes refugjatëve shqiptarë dhe sirianë nuk ka asnjë lloj krahasimi

Nga Kanadaja ku ndodhet për punimet e Samitit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka kërkuar që mos hiqen paralele mes shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani dhe refugjatëve sirianë.Shqiptarët që vinë nga një vend i varfër, tha ajo, po kërkojnë një mundësi më të mirë jetese.Kodheli: “Në shumë raste, Ambasadori gjerman dhe qeveria e tij kërkojnë njerëz të kualifikuar në profesione si infermierë, etj., në të cilat Gjermania ka mangësi, besoj, dhe kanë ftuar qytetarët tanë të shkojnë në Gjermani.Sigurisht që jo të gjithë janë infermierë, por kjo ishte vetëm një shtysë që shumë njerëzit të marrin rrugën, sepse shumë prej tyre janë të varfër, unë vij nga një vend i varfër, me demokraci të re dhe të brishtë, dhe ne ende na duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por mes tyre dhe refugjatëve sirianë nuk ka absolutisht asnjë lloj krahasimi.Shqiptarët kërkojnë më shumë mundësi dhe shanse për të jetuar në një vend më të mirë. Në disa raste ka edhe abuzues, që shkojnë atje sepse e dinë se qeveritë e vendeve përkatëse i paguajnë pasi kanë marrë statusin e refugjatëve dhe rrinë pa bërë asgjë, më vjen keq që po e them këtë, por ky është realiteti. Çështja është gjithsesi shumë komplekse, por ne si qeveri, po përpiqemi ta menaxhojmë, por që nuk ka fare lidhje me çështjen e refugjatëve sirianë”.Kodheli u ndal edhe në betejën që ka bota me terrorizmin.Kodheli: “Çfarë ndodhi në Paris është serioze dhe duhet të përballemi me këtë fenomen seriozisht, por të mos i ngatërrojmë këto dy çështje: ISIS po vret më shumë myslimanë sesa të krishterë, prandaj fjala kyç është udhëheqja”.Ministrja e Mbrojtjes u takua edhe me homologun kanadez, Harjit Singh Sajjan.Kodheli falenderoi Ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë për ndihmën e dhënë Shqipërisë vitin e shkuar në transportimin e armatimit për forcat Peshmerga në luftën kundër ISIS në Irak.Mes dy bashkëbiseduesve u vlerësua sidomos roli i Shqipërisë si faktor stabiliteti rajonal.12239870_914790295270978_3611813056628005063_n/Oranews.tv/