Kalimi i faturave provizore në definitive, OSHEE: Deri në fund të 2015 pa kosto
Konsumatorët e energjisë elektrike, të cilët aktualisht kanë një kontratë provizore me OSHEE nëse përditësojnë të dhënat dhe nënshkruajnë kontratë përfundimtare deri në fund të dhjetorit do ta marrin këtë shërbim pa asnjë pagesë. Sipas OSHEE, aktualisht numërohen rreth 100 mijë kontrata provizore, pjesa më e madhe nga familjarët.Abonentët që kanë një kontratë provizore dhe aplikojnë për një kontratë definitive deri në fund të dhjetorit do e përfitojnë pas asnjë pagesë.OSHEE bën me dije se përtej këtij afati do të jenë të detyruar të paguajnë tarifën për pikën e lidhjes 14 mijë lekë të reja për kategorinë familjarë dhe rreth 25 mijë lekë të reja për kategorinë biznes.Klevis Jahaj: “Pas këtij afati do të ndiqet proçedura normale e pikës së lidhjes dhe do të jenë të detyruar të paguajnë tarifën për pikën e lidhjes 14 mijë lekë të reja për kategorinë familjar dhe 25 mijë lekë të reja për kategorinë biznes.Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, aktualisht në Shqipëri numërohen rreth 100 mijë abonentë me kontrata provizore.Klevis Jahaj:"Nga analizat tona rezulton se janë rreth 8 mijë konsumatorë familjarë dhe rreth 20 mijë konsumatorë privatë të cilët janë mbajtës të kontratave provizore”.Nga mesi i muajit shtator deri më tani numërohen rreth 20 % të personave të cilët kanë qenë mbajtës të kontratave provizore, të cilët duke plotësuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm tashmë kanë një kontratë definitive pa pagesë për furnizimin e energjisë elektrike.[caption id="attachment_622435" align="alignnone" width="640"]
Klevis Jahaj, Drejtor i Departamentit të Shitjes dhe Arkëtimeve[/caption]