Konservatorët fitojnë zgjedhjet në Argjentinë, Mauricio Macri president
Konsevatori Mauricio Macri është konfirmuar si fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Argjentinë.Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Macri kryesoi ndaj Daniel Scioli me 3% vota më shumë.Macri mori 51.5% ndërsa Daniel Scioli 48.5% të votave. Ai dukej shumë i lumtur pas fitores në selitë e Buenos Aires dhe falenderoi të gjithë stafin e tij për mbështetjen.Fitorja e Macri-t pas një decade në opozitë të qendrës së djathtë dhe përfundoi sundimin 12-vjeçar të partisë peroniste.“Sot është një ditë historike,” tha Macri, duke iu drejtuar mijëra mbështetësve që brohorisnin. “Ky është ndryshimi i një epoke”.Fitorja e së dielës kompleton një kthesë për Mauricio Macri-n, i cili aktualisht është kryebashkiaku i Buenos Aires, pasi humbi në raundin e parë të votimit përballë Scioli-t.