Haxhinasto: Bizneset kineze të interesuara për hekurudhën shqiptare

Kompanitë kineze tregojnë interes për hekurudhën shqiptare.Edhe pse e lënë pas dore për 25 vite me radhë dhe në një gjendje thuajse të mjeruar, kreu i Transporteve, Edmond Haxhinasto, deklaroi se rëndësia e hekurudhës shqiptare për lidhjet me rajonin ka ngjallur interes të vazhdueshëm te kompanitë kineze.Kinezët tregojnë interes për hekurudhën shqiptare.Edhe pse investimet për këtë sektor të rëndësishëm të transportit kanë mungur që prej një dekade, Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, bëri me dije se kompanitë kineze kanë shfaqur një interes të vazhdueshëm.Haxhinasto: “Fusha e hekurudhave është një nga sektorët e rëndësishëm ku po shfaqet interesi i vazhdueshëm edhe nga kompanitë kineze. Hekurudha jonë në fakt është lënë pak mënjanë nga këto 25 vitet e ndryshimeve. Siç e shikoni edhe nga stenda atje, me pak përkujdesje më shumë mundësitë e saj fillojnë dhe realizohen. Veçanërisht po të keni parasysh dimensionin ndërkombëtar të saj. Pra lidhjet ndërkombëtare me Malin e Zi apo atyre potenciale me Maqedoninë. Kështu që jam plotësisht i bindur që do të ketë interes për bashkëpunim nga kompanitë e huaja me hekurudhën shqiptare”.Kjo deklaratë e Ministrit u bë gjatë vizitës në stendat e biznese vendase dhe të huaja në eventin Biznes-Art-Bashkëjetesë që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve nga "Klik Ekspo Group".[caption id="attachment_622439" align="alignnone" width="640"]HAXHINASTO Haxhinasto gjatë vizitës në stendat e biznese vendase dhe të huaja në eventin Biznes-Art-Bashkëjetesë[/caption]