Autoriteti Rrugor Shqiptar: Të gjitha akset rrugore kombëtare të kalueshme

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se nuk ka asnjë aks kombëtar me probleme në qarkullim.Sipas ARRSH, Gjatë ditës si pasojë e rreshjeve dhe prurjeve ka patur probleme në pjesën e Ibës, në rrugën Tiranë- Elbasan, por grupi i punës ka ndërhyrë duke pastruar rrugën nga mbetje të ndryshme të sjella nga rreshjet e dëndura, si dhera e gurë. Ky aks rrugor është i kalueshëm dhe nuk paraqet probleme në qarkullim.Në rrugët, Skuraj- Burrel, Burrel- Qafa Buallit dhe Kubije- Vasie ka patur probleme si rënie gurësh e dherash, por pas ndërhyrjes së grupeve të punës, rruga është e kalueshme dhe nuk paraqet probleme në qarkullim.Rruga e Kombit, gjithashtu nuk paraqet probleme në qarkullim. Në pjesë e Kasharit në autostradën Tiranë -Durrës, ka patur bllokim për disa orë si pasojë e rreshjeve gjatë orëve të paradites, por pas ndërhyrjes situata është normalizuar. Dhe aktualisht nuk ka probleme.ARRSH ju bën thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm, për shkak se priten rreshje të dëndura në gjithë vendin edhe në ditët në vazhdim.Ndërkohë grupet e punës janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën.