Grabitet një pikë bastesh, autorët marrin 800 mijë lekë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2015, 07:51
Një pikë bastesh sportivë është grabitur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në qendër të qytetit.Burime nga policia bëjnë të ditur se persona ende të paidentifikuar janë futur në pikën e basteve dhe kanë grabitur rreth 800 mijë lekë të reja.Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.