Pushojnë reshjet, situatë problematike në Dibër, Mat e Krujë
Pas reshjeve të shiut intensive që nisën mbrëmjen e së shtunës duke vijuar përgjatë gjithë ditës së dielë, situata në disa zona veriore të vendit vijon të mbetet problematike.Në rrethin e Krujës në fshatrat Mallkuç e Mazhë janë përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore si pasojë e daljes nga shtrati e Lumit Ishëm. Në Bubq nga reshjet e dendura janë 4 banesa që janë rrethuar nga uji e rrezikojnë të përmbyten.Njësia administrative ka ngritur një komision për evidentimin e dëmeve.Probleme ka pasur edhe brenda qytetit të Krujës dhe të Fushë Krujës, ku dhjetëra banesa dhe dyqane kanë qenë nën ujë për shkak të daljes nga shtrati të lumit Zezë.Në qarkun e Dibrës, në Lurë vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 27 vjeçarit, punëtor i hidrocentralit, Adil Vladi i cili humbi jetën paraditen e së dielën teksa punonte.9 njësi administrative në qarkun e Dibrës janë pa energji, ndërkohë që reshjet e shiut kanë pushuar, ndërsa temperaturat e ulëta në zonë, kanë sjellë reshje bore.Në Rrethin e Matit, dalja nga shtrati e lumit, si pasojë e reshjeve të dendura dhe prurjeve të mëdha, ka sjellë evakuimin e disa familjeve, banesat e të cilave rrezikoheshin nga përmbytjet.Në zonën e Burrelit janë dëmtuar rreth 7 ura duke izoluar të paktën 1 mijë banorë.[caption id="attachment_622692" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rruga e shkaterruar nga permbytjete ne Kukes[/caption][caption id="attachment_622693" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rruga e shkaterruar nga permbytjete ne Kukes[/caption][caption id="attachment_622694" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Rruga e shkaterruar nga permbytjete ne Kukes[/caption][caption id="attachment_622695" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ne Kukes ka rene borë[/caption]/Oranews.tv/