Migeli niset drejt Athinës për transplant të rruazave të kuqe
Niset për kurim jashtë vendit 4 vjeçari Migel Kuka që ishte prekur nga një leucemi akute. Kjo ndërhyje e vështirë do të kryhet në Greqi me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Zonjës së Parë Odeta Nishani dhe ndihmën e nje filantropeje të shtetit fqinj.Një muaj më parë, babai i 4 vjeçarit të prekur nga leucemia Altin Kuka u bëri thirrje për ndihmë autoriteteve shëndetësore përmes ekranit të Ora News pasi djali i tij që vuante nga kjo sëmundje e rëndë nuk mund të kurohej në Shqipëri dhe se prej 40 ditësh nuk merrte më ndihmën mjekësore.Këtë të hënë, 23 nentor, Migeli nisi rrugëtim e tij drejt kurimit. Ai do të kryejë transplant të rruazave të kuqe pas mbështetjes dhe iniciativës së Zonjës së Parë të vendit Odeta Nishani. Migeli mbërriti me autoambulancë pranë aeroportit ndërkombëtar të Rinasit i shoqëruar nga prindërit e tij dhe mjekja Anila Godo.Altin Kuka: "Falenderoj Anilën, Odetën infermierët dhe të gjithë që janë marrë me këtë punë."Zonja e parë Odeta Nishani falenderoi filantropen Mariana Vardinoyanis, e cila në dhjetë muaj ka financuar kurimin e 3 femijëve të prekur nga leuçemia.Odeta Nishani: "Kemi një dashamirëse shumë të madhe, filantropen e madhe greke Mariana Vardinoyanis e cila u tregua e gatshme ta tërheqi djalin dhe familjen e tij në Athinë dhe të kujdeset për trajtimin e plotë të tij. I uroj Mikelit shërim të plotë dhe të kthehet sa më shpejt bashkë me familjen në shtëpinë e tij."Për Shefen e Shërbimit të Onko-Hematologjisë transplante të tilla nuk mund të kryen ende në Shqipëri.Anila Godo: "Është një shërbim që akoma për arsye të ndryshme me gjithë përpjekjet tona prej shumë vitesh nuk është realizuar në vendin tonë."Ora News trajtoi me herët historinë e 4 vjeçarit që prej 3 vitesh luftonte me vdekjen për të mbërritur deri në këtë moment kur jeta e tij merr një kthesë shprese pasi u dërgua për kurim jashtë vendit, me ndihmën e Zonjës së Parë.[caption id="attachment_622705" align="alignnone" width="640"]
Zonja Odeta Nishani dhe mjekja Anila Godo ne aeroportin "Nene Tereza"[/caption]/Oranews.tv/