Arrestohen 16 persona të dyshuar për terrorizëm, ende i lirë Salah Abdeslam
Policia belge ka arrestuar 16 persona vetëm gjatë orëve të fundit, në kuadër të luftës kundër terrorizmit, por personi që ishte e pjesë e sulmeve që tronditën Parisin, më 13 nëntor, Salah Abdeslam, vijon të mbetet në arrati.Në një konferencë për mediat, Prokurori Eric Van der Sypt, njoftoi se në total pati 22 aksione në Bruksel, teksa qyteti vijon të mbetet nën masa të rrepta sigurie."Zyra Federale e Prokurorisë dhe gjykata e Brukselit e specializuar në luftën kundër-terrorizmit, urdhëroi kontrollinBastisjet që janë bërë vonë gjatë natës, përfshijnë kërkimet në 19 shtëpi në rajonin e Brukselit, si dhe tre kërkime në disa shtëpi në Charleroi, një qytet në rajonin jugor të Belgjikës.Pati gjithashtu edhe tre ndërhyrje në Charleroi, ku në total janë arrestuar 16 persona.Pritet që gjykata investigative të vendosë për masën e tyre të sigurisë, teksa hetimet do të vijojnë gjatë ditëve të ardhshme.Gjatë kontrrolleve nuk kemi gjetur armë ose eksplozive dhe mund t'u them që Salah Abdeslam nuk është një prej personave që kemi arrestuar."Gjatë operacioneve pati edhe një incident, pasi policia qëlloi dy plumba në drejtim të një të makine.I dyshuari që drejtonte mjetin u arratis për disa orë, deri sa u bë i mundur arrestimi i tij.Brukseli mbetet në nivelin më të lartë të sigurisë, si pasojë e asaj që kryeministri i Belgjikës ka quajtur një kërcënim "serioz dhe të pashmangshë" i sulmeve të koordinuara nga militantë islamik. Alarmi i sigurisë është në nivelin e katërt në Bruksel, i shpallur që nga data 21 nëntor.Brukseli do të vijojë të mbetet edhe sot nën masa të rrepta sigurie pasi shkollat, universitetet dhe sistemi i metrove do të qëndrojnë të mbyllur.
/Oranews.tv/