Vritet dhe hidhet në kazanin e mbeturinave kreu i Sindikatës së Transportit Publik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2015, 17:50
Një 82-vjeçar u gjet i mbështjellë me çarçaf dhe i hedhur në një kosh mbeturinash në Fier.Ngjarja u zbulua në lagjen "8 Shkurti", ndërsa viktima u identifikua si Novruz Likometaj, kreu i Sindikatës së Transportit Publik.Nga të dhënat e para të grupit hetimor, viktima ka pasur dëmtime të shumta në trup dhe në kokë, çka ngre dyshimet se ai mund të jetë vrarë me sende të forta dhe më pas është hedhur aty nga autorët.
