Turqi, arrestohen 3 persona, të dyshuar si të përfshirë në sulmet e Parisit

Policia turke ka arrestuar një shtetas belg me origjinë marokene, i cili dyshohet se ka përcaktuar shënjestrat për sulmet terroriste në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona.Sipas mediave turke Ahmet Dahmani 26 vjec u arrestua në një qytet luksoz në qytetin e Antalias.Ende nuk ka një burim zyrtar nga policia turke për këtë arrestim, por mediat thonë se dhe dy persona të tjerë me origjinë sirianë janë ndaluar pranë një autostrade  pranë hotelit me dyshimin se u dërguan nga shteti islamik në Siri me dyshimin se Dahmani do të kalonte i sigurt kufirin.