Kanceri metastatik, medota e re që përmirëson cilësine e jetës së të prekurve
Të gjitha ato gra të cilat vuajnë nga kanceri metastatic i gjirit kanë më shumë mundësi për trajtimin e tij. Kjo falë terapisë së re e cila do të nisë të aplikohet në shërbimin e onkologjisë në Spitalin "Nënë Tereza" në kryeqytet.Drejtori i shërbimit të onkologjisë Agim Sallaku theksoi se falë këtij trajtimi pacientëve të cilët vuajnë këtë sëmundje vdekjeprurëse u përmirësohet cilësia e jetës.Sallaku: Mbi bazën e disa karakteristikave që zbulohen nëpërmjet testeve të ndryshme, ne arrijmë te dedektojmë se tek kush grua cfarë vepron. Jo të gjithë mjekohen me të njëjtën gjë.Sipas të dhënave të pavionit të onkologjisë janë rreth 250 mijë gra të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit, ndërkohë që 20% më shumë se vitet e kaluara kanë nisur të kryejnë vizita që në fazat e para të sëmundjes:Sallaku: Dikur vetëm 5% ishin gratë që arrinin në stad të parë, kurse tani po shkojmë deri në 20%. Fatmirësisht do zbulohen më herët dhe falë metodave të trajtimit do të shërohen në mënyrë definitive.Shqipëria është një nga shtetet e para në europë e zgjedhur për të përfituar nga mundësia e re për trajtimin e kancerit metastatic duke ndjekur kështu shtetet e bashkuara të amerikës.