Kodi i etikës për policët, Lu: Duhet ta kuptoni. Tahiri: Po arrestohen 2 herë kriminelët
Ambasadori amerikan në Tiranë vlerësoi Kodin e Etikës për policinë por deklaroi se nëse nuk kuptohet nga policët nuk ka asnjë vlerë. Duke folur gjatë ceremonisë së prezantimit të dokumentit para trupës policore, diplomati amerikan tha se policia duhet të distancohet nga aktivitete kriminale dhe të shërbejë si shembull për brezin e ri.Donald Lu: " Ky dokument do ishte i pakuptimtë nëse policët nuk e kuptojnë dhe nuk diskutojnë për të. Është e lehtë për të nënshkruar një formula për të thënë që e ke lexuar atë. Është shumë e rëndësishme që Ministria e Brendshme ka marrë angazhimin për trajnuar 12 mijë punonjësit e policisë së shtetit për këtë kod etike dhe për ti ofruar mundësinë për të biseduar mbi ata që ky kod nënkupton për punën e tyre""Më e rëndësishmja nga të gjitha është deklarata e qartë e krerëve të policisë së shtetit shqiptar. Ju qartazi refuzoni korrupsionin, dhuratat e të gjithë llojeve, diskriminimin dhe ndikimin politik. Ky është një kod shumë i fortë sjelljeje" Gjatë fjalës së tij, ambasdori amerikan solli edhe shemmbull të policisë amerikane të inkrimunar të cilët kanë marrë dënime maksimale.Ndërsa ministri Tahiri tha se sot policia përballet me shumë sfida ku më e vështira, është arrestimi i kriminelëve për të dytën herë.Saimir Tahiri: Unë e kuptoj që të jesh punonjës policie sot nuk është e lehtë. Veç rrëmujës së përditshme që dëgjohet në televizor, me akuza të paimagjinueshme rreth policisë së shtetit ju keni një sfidë më të madhe në rrugë përballë paligjshmërisë e kriminalitetit që shpesh me një telefon krijon kontakte me zyrtarë apo njerëz që përpiqen ti japin imunitet paligjshmërisë dhe kriminalitetit. Por dhe me një vështirësi tjetër tërësisht të padrejtë. Kriminaliteti që kthehet në shoqëri për shkak të korrupsionit në drejtësi. Kjo është një vështirësi e dytë për të luftuar të njëjtët kriminelë që arrestoni një herë dhe drejtësia e korruptuar jua kthen mbrapshtGjatë aktivitetit efektivët e policisë u interesua për funksionimin e policisë në SHBA dhe i drejtuan një sërë pyetjesh ambasadorit amerikan./Oranews.tv/