Bllokohet për 2 orë pika kufitare e Muriqanit

Për rreth 2 orë, pika e kalimit kufitar të Muriqanit është paralizuar nga lëvizja e automjeteve dhe shkak është bërë një defekt kompjuterik në sistemin e palës Malazeze.Të gjithë udhëtarët janë detyruar të presin pa marrë asnjë sqarim nga uniformat blu të këtij shteti, ndërsa as vetë pala shqiptare nuk ka ditur të sqarojë drejtuesit e mjeteve për këtë bllokim, pasi nuk kishte informacion nga homologët.Në pjesën e territorit Shqiptar brenda këtyre 2 orëve vargu i automjeteve ka shkuar në rreth 2 kilometra, ndërsa në pjesën malazeze mbi 1 kilometër. Vetëm rreth orës 18.15 minuta është arritur që me ndërhyrjet e bëra të riparohej ky defekt dhe kështu sportelet në pikën e përbashkët të kalimit kufitar kanë nisur përpunimin e dokumentacionit të udhëtarëve.Nuk është hera e parë që të tilla defekte paralizojnë për orë të tëra lëvizjen e qytetarëve që zgjedhin kalimin në këtë pikë kufitare dhe për ta nuk jepet asnjë sqarim nga autoritetet Malazeze.[caption id="attachment_621425" align="alignnone" width="640"]rradha ne muriqan Ne foto: Rradha e gjate e makinave ne Moriqan[/caption]