Nëse familjet me ndihmë ekonomike refuzojnë arsimin profesional falas, dalin nga skema
Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike duhet të pranojnë skemat e arsimimit profesional falas, përndryshe do dalin nga skema. Është Drejtorja e Shërbimit Social shtetëror në Vlorë, Ines Stasa që sqaron se familjeve u jepet një mundësi punësimi, dhe duhet ta pranojnë, në rast refuzimi, u hiqet ndihma ekonomike.813 familje janë aktualisht pjesë e e skemës së ndihmës ekonomike, ndërkohë që priten reduktime, pasi personave përfitues, në bashkëpunim me zyrën e punës, do t'u mundësohet punësimi.Sipas Drejtores së Shërbimit Social Shtetëror Ines Stasa, refuzimi i punës, apo i arsimimit profesional falas, i nxjerr automatikisht këto familje nga skema e ndihmës ekonomike.Ines Stasa: “Në momentin që në një familje dikush nga personat refuzon të marri formimin profesional i cili ofrohet gjithmonë falas për shtresat në nevojë nga shteti dhe kjo është një ndihmesë shumë e madhe sepse shteti të jep ty mesazhin që formohesh profesionalisht , gjen pas 3 muajsh një vend pune pranë shërbimit kombëtar të punësimit dhe ti del automatikisht nga skema e ndihmës ekonomike. Por nuk mund të pranojmë më në logjikën e sotme të shoqërisë shqiptare që një familje refuzon të shkojë dhe të formohet profesionalisht për 3 muaj, refuzon që të gjejë një vend pune dhe të vazhdojë të jetë në skemën e ndihmës ekonomike.”Në Vlorë shifrat e papunësisë janë të larta, në krahasim me numrin e familjeve të marrin ndihmë ekonomike. Zyrtarisht në zyrat e punës figurojnë të regjistruar 13 700 persona. /Oranews.tv/