Aksi Kukës-Shishtavec gati në pranverë 2016, do të lehtësojë fermerët
Përfundimi i dy lotëve të rrugës Kukës-Shishtavec, do të lehtësojë tregtimin e prodhimeve të zonës nga fermerët. Rruga e re me gjatësi 33 km, pritet të jetë gati në maj 2016, që kondicion me nxjerrjen e produkteve të stinës për fermerët e Shishtavecit, zonë me emër për kultivimin e patates.Është drejt fundit procesi i asfaltimit të rrugës Kukës- Shishtavec, një investim ky i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili pritet të përfundojë pranverën e vitit 2016.Për t'i paraprirë temperaturave të ulëta ka nisur asfaltimi në të gjithë lotin, me tre grupe pune.Shemsi Gashi: “Kemi mobilizuar të gjitha forcat që para kohës së prishjes së motit të përfundojnë të gjitha punimet për arsye se përfundon kontrata si dhe të gjitha aspektet.”Drejtuesit Vendor, thonë se kjo rrugë do të lidhë më shpejt banorët me qytetin, dhe prodhimet e zonës do dalin në treg më lehtë.Abdulla Domi, Sekretar i Përgjithshëm i Institucionit të Prefektit: "Për të fuqizuar këtë zonë si një zonë turistike dhe me kapacitete të mëdha në këtë fushë. Mendoj se edhe koha po na favorizon dhe me ritmet e punës që po ecim shumë shpejt do të përfundojë segmenti.”890 milion lekë janë akorduar për ndërtimin e dy loteve të rrugës Kukës - Shishtavec me gjatë 33 km, që nisin nga Ura e Belajve deri në Shishtavec, përgjatë të cilave do ketë dhe 420 tabela të sinjalistikës rrugore. /Oranews.tv/