Largimet për azil, fushatë informuese në shkollat e Malësisë së Madhe
Largimet familjare për azil ekonomik drejt vendeve të BE, shteti belg po i ndjek përmes fushatave informuese nëpër shkolla, në zonat ku fenomeni është më i përhapur. Në shkollën 9-vjecare të Gruemirës të Malësisë së Madhe, ka 40% më pak nxënës në krahasim me një vit më parë. Numri i lartë i qytetarëve që po i drejtohen vendeve të Europës me kërkesën për azil dhe kryesisht mosha të reja, ka sjellë edhe nisjen e fushatës sensibilizuese të shtetit belg në institucionet arsimore.Në rrethin e Malësisë së Madhe, ku muajt e fundit ka patur qindra largime të rinjsh, nxënësit e shkollës së mesme të Gruemirës u informuan mbi rastet kur mund të emigrosh drejt vendeve të BE-së dhe të kërkosh punë, trajtimin e kërkesave të azilit dhe pasojat e thyerjes së rregullave.Drejtori i shkollës pranon fenomenin dhe thotë se nga këto largime 1 klasë është mbyllur.Fushata informuese do të vijojë në të gjitha shkollat e qarkut të Shkodrës.