Turqi, Rama: Injorantët akuzojnë islamin se krijon barbarë

Nga Turqia kryeministri Rama tha se “jemi në kohra kur feja islame është në shënjestrën e barbarëve që pretendojnë se janë pjesë e kësaj feje dhe të injorantëve që akuzojnë islamin se krijon barbarë.”Gjatë ceremonisë së nderimit me titullin “Honoris Causa”, nga universiteti ITY në Turqi,  shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se Turqia është një shtet modern që duhet të mbaje mbi supe një rol të rëndësishëm global.Edi Rama: Ky universitet është një nga shembujt e gjallë të ambicies së Turqisë së sotme, një shtet modern, i cili duhet të mbajë mbi supe një rol posaçërisht të rëndësishëm në rang global, në kohëra kur duket sikur po përballen qytetërimet dhe kur feja islame është njëkohësisht në shënjestrën e barbarëve që pretendojnë se janë të kësaj feje dhe të injorantëve që akuzojnë islamin se krijon barbarë.Duke u ndalur sërish te roli i Turqisë si një shtet modern, Rama tha se forca e këtij shteti është tek politika, po aq sa është tek kultura dhe pasuria kulturore.Edi Rama: Fatkeqësisht edhe sot e gjithë ditën ka jo pak njerëz në Europë që nuk arrijnë të kuptojnë se forca e Turqisë së sotme është tek politika, po aq sa është tek kultura, tek pasuria e saj kulturore. Te kjo pasuri kulturore unë modestisht besoj se gjenden dhe rrënjët për të orientuar drejt të gjithë fuqinë tonë të përbashkët kundër terrorizmit që sot zgjat duart e përgjakura në Ankara dhe në Paris.”/Oranews.tv/