Përdoruesit e drogës protestojnë para policisë për Metadonin
Një protestë ndryshe është mbajtur para Policisë së Durrësit. Disa përdorues drogë në fazë rehabilimi kanë protestuar për mungesën e Metadonit, një medikament i rëndësishëm për ta, i cili nuk po u jepet më nga spitali.Protestuesit thonë se nëse nuk trajtohen më këtë medikament, rrezikojnë t'i rikthehen përdorimit të drogërave të forta.Mungesa e Metadonit, ka nxitur një grup përdoruesish droge në fazë rehabilitimi, të protestojnë përpara Policisë së Durrësit.Sipas tyre mjeku që bënte shpërndarjen e Metadonit është tërhequr, duke i lënë pa medikamentin e domosdoshëm.Përdorues droge: “Këtu janë 300 djem të rinj dhe të gjithë këta që duken djem të mirë po të mos ndahet metadoni pas kësaj ore do fillojnë do thyejnë makina sepse duan të blejnë drogë. Kam 23 vite që pi Metadon dhe po të mos pi Metadon sot ose do thyej televizorin e shtëpisë ose do thyej ndonjë nga këto makinat.”Të mbështetur edhe nga prindërit, të rinjtë kërkojnë që të marrin medikamentin, në rast të kundërt rrezikojnë t'i rikthehen sërish përdorimit të drogës.Përdorues droge: “Nga puna më kanë hequr. Ku të gjej lekët t’i paguaj? Ai po bën sipas qefit të vet, e mban ilaçin. Kontaktoj Drejtorin e Tiranës, më thotë që ia kam dhenë furnizimin atij, unë bëj vetëm furnizmin. Ky thotë gjeni doktor tjetër . Pse ne do e gjejmë doktorin?”Mjeku Gazmir Demiri përgenjeshtron protestuesit, ndërsa thotë se medikamenti është, por pacientëve, për shkak se abuzojnë me përdorimin e tij, u është kërkuar ta pijnë cdo ditë në spital.Mjeku: "Personi që do vijë të marrë trajtimin do ta pijë aty dhe do iki do largohet.Ato bëjnë lloj lloj manipulimesh derisa abuzojnë edhe mjekimin. Ka persona të cilët përdorin edhe Metadonin edhe Valium edhe substanca narkotike."Në Durrës janë 200 persona të identifikuar si përdorues droge, të cilët e marrin rregullisht Metadonin. Nëse ndërpresin trajtimin personat në fazë rehabilitim reagojnë dhunshëm. /Oranews.tv/