Një gjyqtar duhet të shqyrtojë 2 mijë dosje për 90 ditë
Krerët e Gjykatave Administrative kanë ngritur duart lartë për vonesat në shqyrtimin e çështjeve pranë këtyre institucioneve duke deklaruar se nuk kanë kapacitetet e mjaftueshme për ti dhënë zgjidhje brenda afatit ligjor.Në një përballje mes krerëve të këtyre gjykatave dhe biznesit të thirrur nga ministri i Drejtësisë Ylli Mananji, kreu i Gjykatës së Apelit Administrativ Kastriot Selita kërkoi shtim të numrit të gjyqatarëve.Selita: Ky është shqetësimi i drejtë, shqetësim real jo vetëm për biznesin, por edhe për subjekte të tjera që u drejtohen Gjykatave Administrative. Kjo gjykatë ka një organikë prej 7 gjyqtarësh dhe 7 gjyqtarë përballë 11500 cështjeve që u regjistruan në 2014 ishte e pamundur të gjykoheshin. Zgjidhja vjen nga shtimi i numrit të gjyqatrëve.Edhe ministri Drejtësisë, e njohu këtë sëmundje të gjykatave sic e ka quajtur ai, por pa përmenduar mundësinë për të shtuar numrin e gjyqtarëve kritikoi vonesat në gjykime. Me të njëjtin apel u drejtua edhe Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka.Manjani: Nuk na intereson që t’i humbim kohë biznesit me procedura gjyqi.Jaka: Është shumë problem ekzistenca e vetëm një Gjykate Apeli që bën të pamundur trajtimin e ceshtjeve, jo vetëm për procedurën e kohës, por edhe cilësisht dhe profesionalisht.Edhe pse drejtësia ka qënë në qendër të kritikave edhe të ndërkombëtarëve, vetë ministri i Drejtësisë ftoi politikën të mos anatemojnë vetëm drejtësisë.Manjani: Nuk jam përkrahës i komentit mbi vendimin e Gjykatës përgjithësisht politika e ka këtë gabim dhe duhet ta pranojmë këtë gjë që komentojnë pafundësisht dhe përgjatë komentit mediatik, krijojmë idenë sikur në Gjykata po ndodh një hata e madhe.Gjyqtarët kërkuan gjithashtu edhe kufizim të kompetencave të Adminsitrative, pasi sipas tyre që nga krijimi kanë shqyruar mijëra dosje për largime nga puna.