Shkon në 3 numri i terroristëve të vrarë, pyeten nëna e vëllai i kamikazes

Ka shkuar në tre numri i terroristëve të vrarë gjatë operacionit të Policisë Franceze në lagjen periferike San Deni të Parisit.Autoritet vendase deklaruan se trupi i pajetë u gjet në një njërin nga apartamentet e bastisur dhe i përket një gruaje, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur. Sakaq forcat policore kanë gjetur edhe pasaportën e kamikazes që hodhi vetën në erë në momentin e rrethimit nga policia franceze. Zyrtarisht tashmë ajo quhet Hasna Ait Bulahanis.Nëna dhe vëllai i saj janë marrë në pyetje nga autoritetet franceze. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar imazhet e familjarëve të kamikazes 26 vjeçare në momentin që po shoqërohen nga policia nga banesa e tyre në verilinje të Parisit, për t'u dërguar më pas në insitucionin ku do të merresheshin në pyetje.Besohet se Hasna është kushërirë e Abdelhamid Abaaoud, organizatori i dyshuar i sulmeve të javës së kaluar në kryeqytetin francez. Abaud u mbeti i vrarë gjatë bastisjes së djeshme, ku gjithashtu një tjtër terrosit humbi jetën dhe tetë të tjerë u arrestuan.Policia fraceze dekalroi se operacioni në San Deni nisi pas zbulimit se qeliza terroriste kishte planifikuar nëj sulm të ri në një nga zonat e njohura të biznesit në Paris dhe gjithashtu shumë e frekuentuar.2E9B47DD00000578-3326778-image-a-9_1448017532299 2E9B490600000578-3326778-image-a-6_1448017207753/Oranews.tv/