Bota në 2016, në foto edhe flamuri shqiptar
"Bota në vitin 2016" titullohet një artikull i prestigjozes “The economist”, në të cilin Daniel Franklin ka parashikuar vitin e ardhshëm në bazë të problemeve që i gjithë globi po përjeton në 2015 dhe eventeve të planifikuara për 2016.Ajo që bie në sy është fotoja që ilustron artikullin, pasi përpos liderëve botërorë në qendër të saj, në fund ndodhet edhe flamuri shqiptar. Më shumë se një foto, imazhi ka përmbledhur botën në një shkrepje, në të cilën janë përfshirë eventet kryesore që do të ndodhin në 2016.Fanklin në artikull ka përmendur si ngjarje të rëndësishme zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kandidaturën e Hillary Clinton, EuroFrancë 2016 dhe problemet në lindjen e mesme.Gjithsesi autori nuk e shpjegon domethënien e flamurit shqiptar në hartën globale të vitit të arshmëm, por bazuar në tre fjalët më të cilat ai përshkruan 2016, si probleme, gra dhe fitore, ne shpresojmë të jemi tek kjo e fundit, qoftë në euro 2016, qoftë në sfera të tjera./Oranews.tv/