Ambasadori Cutillo: Italia pret një reformë të plotë të drejtësisë
Italia pret që Shqipëria të realizojë një reformë të plotë në sistemin e drejtësisë si prioriteti kyc në rrugën e integrimit.Ky është mesazhi i parë dhe i qartë i ambasadorit të ri italian në vendin tonë, Alberto Cutillo u cili ka rikonfirmuar se në këtë proces Shqipëria do të ketë mbështetjeAlberto Cutillo: "Pak ditë më parë Komisioni Europian prezantoi progresin që po bën Shqipëria. Reforma në drejtësi është elementi më i rëndësishëm për vitin e ardhshëm. Ka një pritshmëri të madhe që Shqipëria të realizojë një reform të plotë në sistemin e drejtësisë. Ne do të vijojmë të jemi në krah të Shqipërisë"Cutillo thotë se e ka të qartë prioritetet e punës së tij në Tiranë, ku premton angazhim personal për ti çuar një stad tjetër marrëdhënit ekonomike, politike e kulturore ka shumë për të bërë.Alberto Cutillo: Raportet mes Shqipërisë dhe Italisë janë të shkëlqyera, por cdo ambassador kërkon të bëjë dicka më shumë. Edhe unë do të mundohem të pëj një hap përpara në raportet ekonomike, politike, kulturore dhe sociale për dy vendet.Në vetëm pesë ditë qëndrimi, ambasadori i ri italian ka krijuar përshtypjen e parë për vendin tonëAlberto Cutillo: Prej 5 ditësh jam në Shqipëri, kanë qenë ditë shumë intensive por ka qenë kënaqësi në të njëjtën kohë. Kam eksperimentuar me klimën e mirë shqiptare dhe bukurinë e Tiranës. Deklaratat e ambasadorit italian u bënë pas prezantimit të projetkit "Signa Maris", ku bashkë me ministrin e Bujqësisë Panariti u hodhën ide të bashkëpunimit në fushën e turizmit
/Oranews.tv/