Cazanueve: Europa të zgjohet dhe të mbrojë veten nga terrorizmi

Europa duhet të zgjohet! Ky është apeli i Ministrit të Brendshëm Francez.Bernard Cazeneuve tha se asnjë vend nuk kishte dhënë asnjë informacion mbi hyrjen e arkitektit të sulmeve në Paris në kontinentin europian, ndërkohë që ai kishte hyrë nga Siria përmes Greqisë.Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve ka deklaruar se vendet europiane duhet të zgjohen dhe të marrin seriozisht kërcënimet terroriste. Deklarata e tij vjen pas sulmeve të 13 nëntorit që vranë 129 persna në Paris dhe plagosën më shumë se 350 të tjerë, por edhe pas konfirmimit që organizatori i sulmeve Abdelhamid Abaaoud është vrarë gjatë operacionit të Policisë në San Deni, lagje në periferi të Parisit.Gjatë një konference për shtyp, Cazanueve tha se asnjë vend europian nuk kishte dhënë asnjë informacion mbi hyrjen e Abaud në kontinent. Kacanueve tha se shërbimet inteligjente kishin zbuluar se organizatori i sulmeve kishte kaluar nëpërmjet Greqisë pas kthimit nga Siria.Europa duhet të zgjohet urgjentisht, të organizohet dhe të mbrojë veten nga kërcënimet terroriste, tha Kazanuev. Kurse Kryeministri i Francës, Manuel Val tha se disa prej sulmuesve të Parisit kanë përfituar nga kriza e klandestinëve për të hyrë në Europë, duke hyrë më pas në Francë pa u vënë re nga askush. Ndërkohë Kryeministri i Belgjikës ka mbrojtur vendin e tij pas akuzave për dështim të inteligjencës belge, pasi sipas ekspertëve francezë, sulmuesit kanë organizuar gjithçka në Belgjikë. Kryeministri belg Charles Michel tha se shërbimet e sigurimit të vendit të tij kishin çuar në bastisjen e madhe në San Deni."Unë nuk e pranoj kritikat që kanë për qëllim denigrimin e punës së shërbimeve tona të sigurisë," tha ai, duke shtuar se Belgjika ka burgosur të gjithë ata persona që janë kthyer nga Siria apo që dyshohen për lidhje me terrorzimin.Ndërkohë, ende nuk është bërë e mundur kapja e militantit tjetër që ndodhet në arrati, Salah Abdeslam. Vendodhja e këtij të fundit mendohet të jetë Belgjika, pasi disa ditë më parë, autoritetet zbuluan automjetin e përdorur prej tij në masakrën e Parisit./Oranews.tv/