Rama: Për çdo fermë me 100 ha, mbështetje me 1 mln $ në 5 vite
Paralelisht me paraqitjen e buxhetit të vitit 2016 qeveria po i propozon investitorëve që ta shohin këtë sektor si një mundësi për të shtuar fitimet e tyre.Në këmbim qeveria premton një paketë mbështetëse me kredi e cila mund të kapë shifrën e 1 milionë dollarëve për 100 hektarë tokë.Rama: Për çdo fermë me 100 ha, ne do të bëjmë një mbështetje direkte me 1 milionë dollarë në 5 vite për çdo sipërmarrës, apo grup sipërmarrësish që hyjnë në këtë proces. Pjesë e kësaj pakete është edhe mbështetja direkte me 100 mijë dollarë në 5 vite, për të gjithë ata sipërmarrës që arrijnë të ndërtojnë 10 ha sera. Kemi bashkëpunuar me BERZH-in, e cila ka na asistuar për të krijuar një instrument kreditimi të bujqësisë, në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë. E kemi rakorduar edhe me bankat e nivelit te dytë. Qeveria ka marrë përsipër dhe është në buxhetin e vitit të ardhshëm të vendosë një Fond Garancie për kreditimin e bujqësisë, mbi bazën e të cilit ka një hapësirë të askseushme prej 300 milionë eurosh në tre vitet e ardhshme,Por vetë përfaqësuesit e biznesit i shprehën shqetësim kryeministrit pasi sipas tyre investime të tilla kaq të mëdha duan më shumë garanci.Nikolin Jaka: Sipermarrja shkon në sektorë ku janë fizibël dhe mundësojnë kthimin e parave të investuara dhe kështu do të jemi të kujdesshëm që të hartojmë politika dhe strategji të qarta.Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë tha se Bujqësia ka qënë një ndër sektorët për të cilët shpesh është folur se do të jetë prioritet por deri tani asnjë prej qeverive nuk ka bërë hapa konkretë për ta zhvilluar këtë sektor./Oranews.tv/