Emërimet e LSI pa konkurse? Luan Rama: Deklarata të papërgjegjshme dhe nga xhelozia
Në kulmin e debatit për reformën në drejtësi dhe kur ambasadori i SHBA ka ashpëruar tonet në adresë të sistemit LSI këmbëngul se kjo reformë duhet të bëhet me konsensus të gjerë, por pasi të jetë kryer dhe dekriminalizimi.Nga studio e Ora News sekretari i LSI, Luan Rama deklaroi se forca e tij politike nuk ka asnjë person me rekorde kriminale në nivele drejtuese, duke mos kursyer as ironitë si për të njëjtin model mund të ndihmojë edhe partitë e tjera politike.Luan Rama: "Unë do ta kisha shumë të lehtë të thoja që për LSI ky nuk është një problem sepse nuk ka patur dhe nuk ka në radhët e atyre njerëzve që përfaqësojnë LSI në mandate përfaqësimi në pushtet në qeverisje apo në administratën lokale apo qëndrore. Nuk ka njerëz të kategorisë që hyjnë te grupi i dekriminalizimit.Jemi të gatshëm të ndihmojmë të tjerët të dekriminalizohen"I pyetur në lidhje me debatin e një dite më parë në radhët e grupit të PS, ku është ngritur shqetësimi për emërimet në administratë, ku deputeti Fino ngriti shqetësimin se emërimet e LSI po bëhen pa konkurs, Luan Rama nuk kurseu akuzat kur i quajti shqetësime të njerëzve të papërgjegjshëm dhe xhelozë.Luan Rama: "Nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.Kam parë dhe kam ndjekur aq sa ka informuar shtypi dhe media.Unë jam krejtësisht indiferent dhe madje shoh më qësëndi komente të kësaj natyre të bëra në mënyrë të papërgjeshme nëse është kështu nga deputetë të Partisë Socialiste . Unë jam indiferent ndaj të tilla zërave që shprehin xhelozi meskine dhe xhelozi që burojnë nga shpirtvogëlsia e disa njerëzve që nëse nuk mbërrijnë dot tek ritmi apo te dimensioni i sjelljes publike dhe politike të LSI këtë problem ta kërkojnë gjëtiu dhe jo te LSI."Një ditë më parë LSI bëri publike platformën e saj për bërje transaprente të financimeve të partisë dhe për të mbajtur sa më larg politikës njerëzit e biznesit.