Kryebashkiaku i Elbasanit fton biznesin italian të investojë

Bashkia e Elbasanit, një nga zonat me numër të madh të papunësh, ka ftuar biznesin italian të investojë. Për kryebashkiakun Qazim Sejdini, investimet e reja do të zbusin plagën e papunësisë.Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini ka ftuar biznesin italian të investojnë në zonë.Sejdini ka bërë një rezume të potencialeve industriale dhe turistike të Elbasanit, si sektorët me më shumë mundësi zhvillimi, ndërsa shtoi se investimi do të thotë vende të reja pune.Qazim Sejdini: “Rëndësia më e madhe është prespektiva e këtij biznesi në Elbasan. Dikush mund të pyesi po ju çfarë interesi keni për ne? Fusim njerëzit në punë. Edhe biznesi edhe njerëzit fitojnë. Bashkia e Elbasanit është e dyta për nga madhësia . Sot ka 140 mijë banorë.”Kryebashkiaku i Elbasanit u ka dhuruar sipërmarrësve italianë, guidën dhe emblemën e qytetit./Oranews.tv/