Rama: Tërhiqet armata e inspektorëve në terren, tatimet zyra konsulencë për biznesin
Qeveria garanton biznesin e vogël që do të çlirohet nga taksat por dhe nga stresi i kontrolleve të inspektorëve tatimor. Kryeministri Rama tha nga Vlora që nëpërmjet sistemit dixhital, veprimtaria e biznesit do të kontrollohet online duke shmangur dhe gjobat arbitrare.Nuk do të gjobiten më as bizneset e vogla nëse gjatë kontrolit të tatimorëve gjenden në punë familjarë të tyre.Nga janari i vitit 2016, qeveria do të tërheqë të gjithë "armatën" e inspektorëve tatimor nga terreni dhe do t'i kthej Drejtoritë Tatimore në zyra infomacioni dhe konsulence për biznesin.Nga Vlora, kryeministri Rama tha se biznesi do të çlirohet nga taksat dhe nga stresi i tatimorëve të cilët kanë vënë edhe gjoba pa kriter.Edi Rama: “Zyrat e tatimeve do të kthehen në njësi shërbimi dhe konsulence, informacioni dhe ndihme për biznesin.I gjithë kontrolli do të bëhet në një mënyrë krejt të re mbi bazën e të dhënave që merr kompjuteri është po kompjuteri që jep alarm kur ka të dhëna kontradiktore.”Nëse tatimorë gjatë kontrolleve do të gjejnë në dyqan apo në barin tuaj një familjar, nuk do të vendosen më gjoba sic ka ndodhur deri tani.Edi Rama: “Do të pranojmë që nëse djali dhe vajza janë aty për të ndihmuar prindërit nuk do të gjobiten më dhe nuk do të konsiderohen më punonjës të pasiguruar.”Për qytetin bregdetar të Vlorës, në të cilin Rama fitoi mandatin e deputetit do të ketë investime në infrastukturë në vlerë të 137 mln eurove.Edi Rama: “Kemi futur në proces rrugën e lumit të Vlorës.Kemi edhe një paketë prej 10 milionë eurosh për zhvillimin e gjithë zonës turistike nga Vlora deri poshtë në Sarandë.”Deklarata Kryeministri i bëri nga qyteti i Vlorës në vijim të nismës " Të Pastrojmë Më Tej Shqipërinë" ku theksoi që mbi 83.000 biznese përjashtohen nga pagesat e taksave./Oranews.tv/