Fletë arrest për 4 deputetë, Haxhiu për Ora News: Veprimet tona të domosdoshme
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletë arrest ndaj katër deputetëve të Kuvendit të Kosovës shkruan media kosovare.Fletë arresti është lëshuar për Albin Kurtin, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj, Bujupi dhe Faton Topalli.Fletëarrestet u firmosën pak orë pasi në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Qeveria e Kosovës, u ndërpre ende pa filluar, pasi deputetët opozitarë hodhën sërish gaz lotsjellës në sallë. Haxhiu: Qeveria Mustafa Kriminale, veprimet tona të domosdoshmeNë një intervistë për Ora News, Albulena Haxhiu, një nga katër deputetet për të cilat është prerë fletë arresti në Kosovë tha se "situata është e tensionuar dhe bën me faj Isa Mustafën"Po bëhen më shumë se 2 muaj që opozita po kundërshton marrëveshjet. Isa Mustafa në vazhdimësi ka injoruar kundërshtimet e opozitës. Veprimet e opozitës janë në përputhje me realitetin në Kosovë pasi ne po rrezikohemi prej faljes së territorit të Malit të Zi. Mustafa po përdor këtë sistem për ta shtypur opozitën. Me çdo formë tentojnë ta zbrasin opozitën me çdo kërcënim por ne nuk ndalemi derisa nmarrëveshjet të zhbëhen"Haxhiu tha se " hedhja e gazit në Kuvend ka për qëllim mbrotjen nga shfrytëzimi që po i bën qeveria. Qeveria është kriminale dhe ne jemi betuar që të mbrojmë interesat e Republikës së Kosovës dhe veprimet tona janë të domosdoshme" Kurti spraj ne drejtim te Mustafes Madje, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, provoi që të kalojë përmes sigurimit të hedhë spraj në drejtim të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa.Si pasojë e këtyre zhvillimeve, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ndërpreu seancë.Më pas, partitë e koalicionit u mblodhën në sallën alternative në katin e pestë të Kuvendit ku vijuan punimet pa opozitën, duke shqyrtuar projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm.Ndërkohë para ndërtesës së Kuvendit një grup i aktivistëve dhe simpatizantëve të opozitës po protestonte.Më pas, ky grup u përlesh me njësitë speciale të policisë së Kosovës, duke i sulmuar me gurë e objekteve të tjera. Policia në disa raste ka përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e këtyre protestuesve.Kurse në një rast, deputetët opozitarë u përleshën me policinë derisa po i bashkoheshin grupit të protestuesve.Sipas opozitës, policia po provonte ta arrestonte deputetin e Vetëvendosjes Albin Kurti, prandaj u shkaktua përplasja./Oranews.tv/