Alarmohet Hannoveri për sulme terroriste, anulohet miqësorja Gjermani-Holandë
Tre alarme të njëpasnjëshme për bomba u dhanë në qytetin e Hannoverit, çka bëri që edhe ndeshja miqësore mes Gjermanisë dhe Holandës të anulohej nga frika e ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Por pas verifikimeve zyrtarët gjermanë thanë se alarmet ishin fals dhe nuk u gjet asnjë eksploziv, ashtu siç pretendohej.Pak para fillimit të ndeshjes mediat raportuan se një kamion i cili ishte modifikuar si ambulancë ishte mbushur me eksploziv dhe u gjet pranë stadiumit të Hannoverit. Forcat e shumta të policisë evakuuan të gjithë tifozët që kishin hyrë në stadium. Aty pritje të vinte edhe kancelarja Angela Merkel.Një tjetër alarm pranë stacionit qëndror të metrosë në Hannover bëri që ky stacion të mbyllej përkohësisht.Alarmi tjetër për bombë u dha në një sallë koncertesh, çka bëri që edhe ky aktivitet të anulohej. Po ashtu zyrtarët thanë se nuk pati asnjë person të arrestuar.E gjithë kjo situatë vjen disa ditë pas sulmeve terroriste në Paris ku u vranë 132 persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.JA SI U RAPORTUA LAJMI QE ALARMOI QYTETIN E HANNOVERITNuk është gjetur eksploziv në HannoverZyrtarë të Gjermanisë pas verifikimeve kanë deklaruar se nuk është gjetur eksploziv në Hanover, raporton Reuters.Ora 21:54 Lojtarët e dy skuadrave janë dërguar për në shtëpiAnëtar i Partisë Socialdemokrate gjermane ka deklaruar se lojtarët e dy skuadrave janë dërguar në shtëpitë e tyre. Lojtarët e kombëtares së Holandës janë shoqëruar për në aeroport.Ora 21: 30 Alarmi në Hanover, mbyllet linja hekurudhoreNjë tjetër alarm për bombë në stacionin hekurudhor të Hanoverit ka detyruar që ky stacion të mbyllet përkohësisht.Ora 21: 20 Alarm për bombë edhe në koncertin nga bandë Söhne MannheimsPo ashtu një tjetër alarm për bombë u dha pranë një arenë ku do të mbahej një koncert nga banda Söhne MannheimsOra 20: 50 Arrestohet një person i dyshuar pranë stadiumit të HanoveritOra 20: 30 Ambulancë me aksplozvi pranë stadiumitMediat lokale shkruajnë së bëhej fjalë për një ambulancë të mbushur me eksploziv, e cila ishte vendosur jashtë stadiumit të Hanoverit, ku do të zhvillohej ndeshja.Forcat e sigurisë kanë evakuuar të pranishmit në stadiumin e Hanoverit, ku pritej që të mbërrinte edhe kancelarja Angela Merkel.Prania e policisë është rritur dhe forca të shumta patrullojnë në qytet, pasi dyshohet se ky mund të jetë një sulm terrorist.Po ashtu nga ana e policisë, tifozëve i është kërkuar që të lënë stadiumin, por pa përhapur panik.Kjo është miqësorja e dytë e anuluar që ishte parashikuar të luhej këtë mbrëmje. Frika nga ndonjë sulm terrorist ka detyruar autoritetet belge, më herët që të anulojnë edhe ndeshjen mes Belgjikës dhe Spanjës.


