Ambulanca me GPS, do monitorohen në kohë reale

Të gjitha autoambulancat do të pajisen me sistemin GPS për monitoruar mbërritjen e tyre ne vendngjarje. Puna ka nisur për 178 autoambulancat dhe brenda vitit me këtë sistem do të pajisen 222 mjete. Në fillim të 2016 shërbimi i urgjencave do të monitorohet nga Qëndra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore godina e të cilës po ndërtohet pranë Spitalit Universitar të Traumës. Vonesat e urgjencave për të shkuar ne vendin ku është kërkuar ndihmën ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të nisë pajisjen e 222 autoambulancave me sistem monitorimi GPS.Gjithashtu në urgjencat aktuale do të ketë edhe kartelë të re për shërbimin ku do të jepen më tepër detaje të gjendjes shëndetësore të pacientit po ashtu dhe koha e nisjes me autoambulancë për në spital.Ilir Beqaj: “Numri është mjaftueshmërisht i lartë nëse krahasojmë me sa autoambulanca përdoren në vende të tjera të ngjashme me tonat për nga relievi , rrjeti rrugor dhe popullësinë. Në buxhetin e vitit 2016 janë rreth 430 milionë lekë të reja që do t’i shtohen për këtë punë.Më shumë personel mjekësor, më shumë personel mbështetës.”Nga fillimi i vitit të ardhshëm urgjenca do të koordinohen nga Qëndra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore, godina e së cilës po ndërtohet pranë Spitalit Universitar të Traumës. Qëndra do të ketë staf të ri mjekësor.Ilir Beqaj: “Rreth 450 vetë personel mjekësor dhe ndihmës do të punësohen rishtaz në të gjithë spitalet e vendit për të shtuar volumin që shërbehet nga Urgjenca dhe për të shtuar numrin e skuadrave në disponim gjatë një jave apo gjatë një muaji për një autoambulancë.”Edhe në buxhetin e shtetit, Qëndra Kombëtare e Urgjencave do të ketë një zë të veçantë.Sipas autoriteteve të Ministrisë së Shëndetësisë buxheti për këtë qendër do të jetë 415 milionë lekë në vit./Oranews.tv/