“Shpërndani pica”, ligji i ri në Gjermani që mundëson punësim legal

Çdo shqiptar që ka deklaruar heqjen dorë nga kërkimi i azilit në Gjermani dhe është kthyer në Shqipëri  përpara datës 24 tetor të këtij vit nga 1 janari  do të kenë mundësi të shkojnë në Gjermani me anë të një kontrate pune. Ligji i miratuar nga Gjermania disa javë më parë synon t’i japë fund fluksit të paligjshëm të emigrantëve nga Ballkani Perëndimor, ku Shqipëria ka patur numrin më të madh të tyre.  Sipas të dhënave vetëm gjatë 2015 janë larguar mbi 52 mijë shqiptarë. Ndërkohë që për opozitën e gjithëe kjo situatë ka ardhur si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike.Të gjithë ata shqiptarë që janë rikthyer nga Gjermania brenda datës 24 tetor do të kenë mundësi që të punësohen në këtë vend me kontratë pune. Ministri i Mirqënies Sociale duke raportuar në Komisionin e Jashtëm u shpreh se që nga 1 janari 2016 Gjermania do të pranojë emigrantë të formalizuar me kontratë pune në këtë shtet dhe kjo jo vetem për profesionet me arsim të lartë.Blendi Klosi: Është një ligj, i cili thjeshtëzon shumë procedurat, por kërkon të kesh një kulaifikim të nevojshëm minimal për punën që kërkon, të kesh një kontratë pune dhe të marrësh një aprovim nga zyrat e punës në Gjermani.Zv/ministri i Brendshëm  u shpreh se numri i azilantëve gjatë 2015 është rritur ndjeshëm.Ilir Mustafaraj: Krahasuar me vitin 2014 është gati dyfishuar e gjysmë ku kanë qenë 17150.Por për opozitën e gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e gjendjes së vështirë ekonomike.Aldo Bumçi: 52 mijë në 9 muajt e parë dhe rritja në krahasim me një vit më parë është 631%, ministria e Brendshme Gjermane, por nëse ne do shtojmë edhe aplikimet për llotarinë amerikane 200 mijë aplike...po a ka situatë më tronditëse.Kjo mundësi për punësimin e shqiptarë në Gjermani vjen pas miratimit të ligjit “Pizza Delivery”, Shpërndani Pica  disa javë më parë me synimin për të ulur fluksin emigrantëve të paligjshëm.