Sinjalistika rrugore, Haxhinasto: Jo vetëm duhet vënë, por dhe respektuar

Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto pasi ka inspektuar punimet për vendosjen e sinjalistikës rrugore në Gjadër të Lezhës, në funksion të aksit Vorë-Hani i Hotit, bëri thirrje për respektim të saj, si një mënyrë për reduktimin e numrit të aksidenteve. Haxhinasto tha se nga statistikat, rezulton se 40% e aksidenteve, ndodhin pikërisht nga mosrespektimi i sinjalistikës rrugore.Lezhë-Vendosja e sinjalistikës ndikon ndjeshëm në uljen e aksidenteve, por nga ana tjetër duhet të respektohet. Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto, pasi inspektoi në Gjadër, punimet për përmirësimin e sinjalistikës në akset Vorë-Hani i Hotit, tha se cilësia do të jetë maksimale.Haxhinasto: Duhet patur kujdes nga këmbësorët, nga ata që drejtojnë motoçikletat, nga drejtuesit e automjeteve të cilët dalin nga rruga në mënyrë të pashpjegueshme. Kërkesa jonë është që cilësia të jetë maksimale që qëndrueshmëria e këtij i nvestimi të jetë sa më e gjatë me qëllim që ky investim të ketë efikasitet. Sfidë e ka konsideruar ministri i Transportit disiplinimin e qëndrimeve të mjeteve te transporit publik, që ndalojnë kudo ku shohin pasagjerë.Haxhinasto:  Të stabilizojmë mënyrën si realizohet transporti publik, veçanërisht transporti ndërqytetas. Lidhet me shumë probleme të tjera, me terminalet e autobuseve lidhet me biletimin.Ndërhyrja që po kryhet për vendosjen e sinjalistikës përgjatë aksit rrugor Vorë - Hani i Hotit është një investim me vlerë 485 milionë lekë të reja./Oranews.tv/