Kosovë, 30 ditë paraburgim për 3 persona të dyshuar për terrorizëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2015, 17:13
Gjykata e Prishtinës ka vendosur masën e sigurisë 30 ditë paraburgim për tre persona me akuzën se dyshohen për terrorizëm.Mediat kosovare shkruajnë se tre personat po hetohen “për veprën penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.Pjesëmarrja në këto grupe sanksionohet me Ligjin për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit.Më herët edhe Prokuroria kishte kërkuara paraburgim për tre personat, të cilët u arrestuan ditën e dielë.