Buxheti 2016, Cani ul taksat, varfërinë dhe rrit ekonominë, Paloka: Shkelët ligjin
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani në prezantimin e projektbuxhetit 2016 tha në Konferencën e kryetarëve se është 19% më i lartë se në vitin 2015. Sipas Canit, buxheti rrit ul taksat, varfërinë dhe rrit ekonominë.Shkëlqim Cani: Është një buxhet me sens të theksuar zhvillimi dhe për mirëqenien e qytetarëve sepse mbështet disa sektore tradicional të vendit, ku mund të mbështet bujqësinë, pyjet, zhvillimin rajonal. Përmban nxitës të ndryshëm për punësimin e tij. Një tjetër karakteristika e këtij buxheti është që për herë të parë fillonulja e borxhit publik duke hedhur hapin e madh të premtuar në garantimin në terma afatmesëm dhe afatgjatë të financave publike. Të ardhurat mendohet të arrijnë në 417.7 mld lekë, shpenzimet mendohet të arrijnë në 452.1 mld lekë, deficit do të arrijë në 34.4 mld lekë, do të ulet me 23.8 mld lekë. Projektojmë një rritje ekonomike prej 3.4% në vitin 2016.Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD Edi Paloka tha se qeveria ka shkelur ligjin pasi solli pr/buxhetin 17 ditë me vonesë.Edi Paloka: Ndërkohë që po ju marrin shpirtin shqiptarëve për ditë për 50 lekë dhe ju përmendin ligjin orë e moment, kur e shkelin ligjin vetë janë komodë. Këtu e fillojmë me shkelje ligji që në këtë moment. Qeveria ka shkelur ligjin duke sjellë pr/buxhetin me të paktën 17 ditë vonëse nga sa e parashikon ligji.Cani: Buxheti 2016, 19% më i lartë se në 2015, risi investimet në ujitje dhe kullimShkëlqim Cani: Buxheti vendor i vitit 2016 me të gjithë komponentët e tij është 19% më i lartë se ai i vitit 2015, pro është 70% më i lartë nga 2013. në harkun kohor të dy viteve buxheti vendor është rritur me 18 mld lekë, kur kujtoj që për një dekadë të tërë më parë ishtë rritur vetëm 3 mld lekë.Po ashtu Cani tha se e reja e këtij buxheti është investimi në ujite dhe kullim.Shkëlqim Cani: Risia e këtij buxheti është ujitja dhe kullimi. Përmirësimët kryesore të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit do të konsistojnë në rritjen e sipërfaqes së ujitshme garantimin e funksionalitetit të skemave ujitëse dhe përmirësimin e gjendjes së kullimit në tokat bujësore. Në këtë mënyrë kontribuohet në shtimin e prodhimit bujqësor, në vëllimin e eksporteve të këtij sektori. për këtë qëllim në vitin 2016 janë alokuar vetëm për ujitje dhe kullim rreth 2.5 mld lekë ose mbi 140% më shumë se në vitin 2015.Shefi i financave tha se me kete buxhet rriten investimet për dixhitalizimet.Shkëlqim Cani: Ky buxhet investon në dixhitalizimin e shërbimeve, akrivave si një mjet i rëndësishëm që qeveria shikon për luftën kundër korrupsionit dhe në përmirësimin e shërbimeve.Ministri i Financave, Shkëlim Cani e quajti projektbuxhetin e vitit 2016, si buxhet i zhvillimit rajonal, thellimit të reformave dhe uljes së borxhit dhe taksave.