Kreu i ri i FRPD, tërhiqen nga gara edhe dy kandidatë të tjerë

Dy nga kandidatët për kryetar të FRPD Lisandër Hoxha dhe Enri Çeno janë tërhequr nga gara, duke uruar tre kandidatët e tjerë Kelliçi, Salianji dhe Nebiaj. Ndërkohë që më parë u tërhoq nga gara edhe Greta Koçi.Gjatë debatit që u zhvillua në Burrel me temë "Kauza e studentëve  dhe ligji antikushtetues i Arsimit të lartë", i ngarkuari i kryesisë së PD, deputeti Luciano Boci, duke përcjellë përshëndetjet e kryetarit të PD,  shprehu mirënjohjen më të thellë për mbështetjen dhe për vlerat e të rinjve demokratë të Matit."Forumi rinor ka qenë skaljoni i parë dhe na ka frymëzuar në triumfin e çdo beteje politike. Fitorja nuk lidhet me emrin e kandidatit, por ai që fiton është vetë forumi, vetë PD”, tha  Boci.Duke paraqitur vizionin e tyre për temën e ditës në debat, kandidatët Këllici, Nebiaj dhe Salianji theksuan ndër të tjera se ligji i Arsimit që nxorri qeveria cënon të drejtën kushtetuese për arsim dhe ata u shprehën se kjo padrejtësi do përballet me revoltën dhe protestën e të rinjve shqiptare.