Veliaj: Nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit
Nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka garantuar qytetarët që ndërhyrjet në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve nuk do të reflektohen në ndryshimin e tarifave të ujit të pijshëm. Madje në faturën e ujit bashkia do të përmbledhe edhe disa detyrime të tjera.Veliaj: Thonë njerëzit po përformon keq ujësjellësi. Po ta rrisin çmimin e ujit? Jo nuk ka për tu rritur çmimi i ujit. Do ta paguajnë ujin ata që nuk e paguajnë.Kryebashkiaku ka prezantuar pr/buxhetin e 2016 për njësinë numër 2, duke i garantuar qytetarëve se njësitë që paguajnë rregullisht taksa do të përfitojnë më shumë investime.Veliaj: Aty ku njerëzit paguajnë detyrimet edhe bashkia do ti shpërbelje duke i dhënë më shumë shërbime. Ndaj në total të gjitha investimet e bashkisë janë 1.8 milionë dollarë .Bashkia e Tiranës ka prezantuar edhe një projekt për pusetat në Tiranë për të eliminuar vjedhjen e tyre.Veliaj: Na vidhen shumë pusetat edhe kabllot e energjisë elektrike. Kryesisht për të shitur bakër. Kjo është arsyeja që në investimet e reja ne kemi kaluar nga kaboll bakri në kaboll alumini.Kënde lojërash dhe parqe për fëmijët pranë zonës së liqenit, po ashtu edhe terreni sportive ishin disa nga premtimet e tjera të Veliajt para banorëve të njësisë numër dy.