Grupi “Queen” vlerësohet me çmimin “Living Legends”
Grupi britanik i rokut “Queen” janë vlerësuar me çmimin e nderit “Living Legends”, “Legjenda që jetojnë”, 40 vjet pas publikimit të hitit të tyre të famshëm, “Bohemian Rhapsody”, në një ceremoni të organizuar nga “Classic Rock Roll of Honour aëards”Grupi i cili u krijua në vitin 1971 përbëhej nga vokalisti dhe lideri i grupit, Freddie Mercury, kitaristi Brian May, bateristi Roger Taylor dhe baskitaristi John Deacon. Queen është një nga grupet që mban rekord për numrin e albumeve të shitura në të gjitha kohërat.Këngët më të njohura të grupit janë: "Ëe Are The Champions", "Another One Bites The Dust" dhe "Ëe Ëill Rock You". Ndërsa "Bohemian Rhapsody" u publikua në nëntor të 1975, duke u bërë një nga hitet më të pëlqyera në të gjthë botën.“Kjo me bën të mendoj, që ne jemi këtu për disa arsye. Është e mahnitshme se si ka kaluar kaq shumë kohë. Të gjithë flasin ende për “Bohemian Rhapsody”, dhe kjo është një gjë shumë e bukur. Unë mendoj se Freddie do të ishte krenar bashkë me ne,” tha kitaristi May per Reuters.Çmimi “Living Legends”, në emër të bandës, e cila 24 vjet pas vdekjes së Mercuryt sërish performojnë bashëkë, e mori kitaristi Brian May.Ndërkohë, grupi ka njoftuar gjatë kësaj jave se vitin tjetër do të marrin pjesë në Festivalin e muzikës në Angli së bashku me këngëtarin Adam Lambert.“Mendoj se Freddie do të ishte shumë I lumtur, sepse ne kemi diskutuar në kohën tonë për të tilla evenimente, por nuk kemi marrë pjesë asnjëherë në festival dhe besoj se do të jetë shumë këndshëm,” tha May.Me çmime të tjera gjatë mbrëmjes u vlerësuan edhe rokerja Alice Cooper, e cila mori trofeun “Classic Album”, për "Welcome To My Nightmare" të 1975, dhe grupi heavymetal, veteranët AC/DC, të cilët u vlersëuan me çmimin “Grupi i vitit”.