“Star Wars”, ekspozitë me kostumet e të gjithë filmave

Në Nju Jork Times Square po punohet për hapjen se një ekspozitë të veçantë me kostumet e filmit të famshëm “Star Wars” apo “Lufta e yjeve”. Reth 70 objekte nga të gjithë filmat përfshirë këtu edhe produksionin  e fundit që nuk është shfaqur ende “The Force Awakens” do të ekspozohen nga Instituti “Smithsonian Traveling Exhibition” dhe “Lucasfilm”.“Ne dëshironim që të sillnim personazhin e preferuar të çdokujt në këtë ekspozitë, por gjithashtu donim të tregonim edhe procesin krijues të këtyre kostumeve, pra se si janë realizuar ata,” tha Laela French menaxhere e Muzeut Lucas. Ndërsa shtoi se kjo ekspozitë do të zbulojë edhe arketipet kulturore që kanë frymëzuar ekipin për të krijuar këto kostume dhe këto karaktere.Aktori Anthony Daniels i cili bën zërin e Robotit C-3PO tha se kjo ekspozitë është një nderim që iu bëhet të gjithë atyre që kanë realizuar filmat “Star Wars”.“Nëse njerëzit shohin fytyrën gjatë interpretimit të një roli, sigurisht që ti merr shumë vlerësime, por kjo nuk ndodh në rastin tim, pasi fytyra ime nuk shfaqet. Por pavarësisht kësaj, unë me këtë rol kam arritur të fitoj respektin dhe vlerësimin e të gjithëve vetëm nëpërmjet zërit tim dhe kjo është fantastike.” tha Daniel.Ekspozita është e ndarë në 15 galeri, nëpërmjet të cilave krijohet një eksperiencë interaktive, pasi fansat mund të bëjnë rolin e personazhit të preferuar.Gjatë vizitës në muze, Daniel interperetoi për pak caste rolin e robotit C-3PO por pa e veshur kostumin.“Kostumi përbëhet nga 17 pjesë metali, plastike, gome, silici dhe materiale të tjera të këtij lloji. Ndërsa unë jam pjesa e 18 e kostumit. Ju e shihni aty të ekspozuar dhe roboti duket i qetë, por fuqia e tij shtohet pak nga pak teksa pjesët vishen njëra pas tjetrës. Dhe në fund, si një vezë pashkësh, të gjitha pjesët formojnë robotin të plotë.”Organizatorët shpresojnë se sendet në ekran do të ofrojnë motivim dhe kreativitet.“Qëllimi ynë dhe i Lucasit sigurisht, është që nëpëmjet kësaj ekspozite të frymëzojmë dhe edukojmë brezin e ardhshëm. Por duam që kjo shfaqje të shërbejë për të frymëzuar jo vetëm fëmijët 8-vjecarë por edhe 80-vjecarët. Kjo ekspozitë përqendrohet në aspektin krijues, por ne kemi bërë edhe ekspozita të tjera turne për mitologjinë dhe shkencën, e kështu me radhë ", tha French.6 filmat "Star Wars", të krijuar nga regjisori George Lucas, kanë siguruar më shumë se 4,4 miliardë $ të ardhura bruto në të gjithë botën që nga viti 1977."The Force Awakens", është një nga tre filmat e prodhuar nga Disney, që kur kjo kompani filmike i bleu ekskluzivitetin “Lucasfilm” në vitin 2012 për të 4.05 bilion $."Star Wars: The Force Awakens " do të shfaqet në kinema më 18 dhjetor. Ndërsa në Nju Jork do të qëndrojë e hapur për publikun nga 14 nëntori deri më 5 shtator të 2016./oranews.tv/