“Mr Bean” divorcohet pas 24 vjetësh
Komediani anglez Rowan Atkinson dhe bashkëshortja e tij Sunetra i kanë dhënë fund martesës së tyre 24-vjeçare. Martesa mes tyre në fakt ka përfunduar që një vit më parë, por këtë muaj është zyrtarizuar nëpërmjet dokumenteve. Si aktori ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij nuk kanë qenë të pranishëm në gjykatë në momentin që është dhënë vendimi i divorcit të tyre.60-vjeçari tashmë është lidhur me një komediane, sa gjysma e moshës së tij. Një burim i tha gazëtës “The Sun” se Atkinson është lidhur me 32-vjeçaren Louise Ford prej 18 muajsh. Ish-bashkëshortja e tij Sunetra, 54-vjeç, po sipas gazetës është ndjerë shumë e dëshpëruar që është zëvendësuar nga një grua aq e re në moshë.Roli që e bërë atë të njohur në të gjithë botën është “Mr Bean” por edhe sitkomi “Blackadder”, ndërsa Atkinson njihet edhe si skenarist. “The Observer” e ka renditur në listën e 50 komedianëve më të mirë anglezë. Atkinson njihet edhe si një person tepër i pasionuar pas makinave dhe shpejtësisë.
/oranews.tv/