Ndotja e detit, qytetarët: Na kanë vjedhur oksigjenin, dëme në turizëm
Qytetarët e Durrësit apelojnë për ndërhyrje në bregdetin e ndotur nga hidrokarburet. Sipas tyre, ndotja do të penalizojnë turizmin në qytetin bregdetar, ku me ngrohjen e motit, vizitorët janë rikthyer.Durrës-Ndotja e detit të Durrësit nga derdhja e hidrokarbureve ka ngritur alarmin tek qytetarët. Në këto ditë të ngrohta të fundvjeshtës, ata nuk guxojnë të futen në det, apo të konsumojnë produkte deti, ndonëse po kalojnë orë të tëra pranë tij.Qytetarët kërkojnë marrje të masave për pastrimin e bregdetit.Qytetarja: Për mua është dhimbje ta shoh detin në këtë gjendje, është kriminal si veprim dhe është kancer i gjallë. Ku ne shpresojmë të marrim oksigjenin e mundshëm, ku ne shpresojmë që fëmijët tanë aty të shohin jetën, ajrin, ne shohim kancerin.Qytetari: Këtu vinë nga të gjitha trevat. Ndotja është katastrofale. Qeveria duhet të gjejë fajtorin, ta pastrojë, se pasojat janë katastrofale.Deti Adriatik i Durrësit u ndot të shtunën nga derdhja e hidrokarbureve për më shumë se 3 kilometra vijë bregdetare, ndërkohë që era e keqe kutërbon në një distancë të madhe.Deri tani nuk ka përgjegjës për këtë dëm ekologjik./Oranews.tv/