Burg për shpifjen, "Jam e bindur se LSI do jetë kundër" thotë Mehmetaj

"Jam e bindur se Levizja Socialiste per Integrim do jete kunder cdo lloj nisme qe shpifjen e denon me burg!"Shkruan deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj sot në një postim në facebook duke dalë hapur kundër propozimit të kryeministrit të dorëzuar në Kuvend që vendos dënimin me 3 vite burg për shpifjen ndaj zyrtarëve."Shpesh pergjate ketyre dy viteve si pjese e Kuvendit te Shqiperise kam degjuar shpifje ndaj meje. Ne te gjitha rastet te PADREJTA! Megjithate, une zgjodha te jem figure publike dhe kur e bera kete zgjedhje mora gjithashtu persiper te perballem me komente dhe reagime negative. Te qenurit funksionar i larte apo i zgjedhur, te ben te jesh vazhdimisht ne lufte politike dhe lufta nuk eshte gjithmone e drejte. Gjithkush mund te shpif ndaj meje (ndoshta edhe me keq sec eshte bere deri tani), por a mund te barazohet fjala me lirine? Padyshim qe nuk duhet te jete kaq e thjeshte shpifja, prandaj per kete ka procedura ligjore qe e denojne, por nuk do isha kurresesi dakort qe keto masa te ishin ekstreme deri ne heqjen e lirise" shkruan Mehmetaj/Oranews.tv/