I gjenden armë zjarri, granata dhe municione në banesë, arrestohet 39-vjeçari
Sekuestrohen armë zjarri, granata dhe municione luftarake në Laç.Efektivë të komisariatit të Kurbinit pas informacioneve të marra në rrugë operative kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Luan Ndregjoni , 39 vjeç, banues në Kurbin.Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pushke -10 gjysëm automatike, 128 fishekë luftarakë , dy granata dore dhe dy ndezës të granatave.Policia bëri arrestimin në flagrancë të Ndregjonit, ndërsa materialet proçeduriale i kaluanProkurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit".[caption id="attachment_615492" align="alignnone" width="640"]
Arma, municionet dhe granatat e sekuestruara në banesën e 39-vjeçarit[/caption][caption id="attachment_615493" align="alignnone" width="370"]
Granatat e sekuestruara në banesën e 39-vjeçarit[/caption]