Gwen Stefani në një marrëdhënie më këngëtarin Blake Shelton

Më në fund çifti i shumëpërfolur i muzikës, Gwen Stefani dhe Blake Shelton e kanë pranuar se janë në një marrëdhënie. 46-vjeçarja Stefani dhe 39-vjeçari Shelton të cilët janë divorcuar nga bashkëshortët respektivë Gavin Rossdale dhe Miranda Lambert, gjatë muajve të verës, kanë konfirmuar për mediat romancën e tyre. Madje çifti janë duke shkruar edhe një këngë së bashku, e cila pritet të publikohet së shpejti.Pas këtij lajmi, një burim tha për TMZ, se ish-bashkëshorti i Gwen, Gavin Rossdale ka shprehur dyshime se marrëdhënia mes dy këngëtarëve Stefani &Blake ka lindur që kur ata ishin të martuar. Si Stefani ashtu edhe Shelton u ndanë nga bashkëshortët e tyre gjatë verës dhe shumë pak kohë më pas, nisën të qarkullonin zërat se mes dy këngëtarëve kishte nisur një histori dashurie. Megjitatë, ata kanë qënë më shumë se miq, përpara se Gëen t’i jepte fund divorcit të saj pas 13 viteve, citohet të ketë thënë burimi për TMZ.Çifti i ri punojnë së bashku në si gjyqtarë jurie në “The Voice” dhe prej kësaj kohe besohet të ketë ndodhur edhe afrimi mes tyre. Pas publikimit të lajmit, këngëtari i muzikës country Shelton, me anë të një postimi në Twitter shkruante: “Një natë e mrekullueshme. Po ndodhin kaq shumë gjëra të bukura në jetën time momentalisht”.