Elvis Presley kryeson klasifikimin britanik pas 40 vjetëve
Një album me këngë të Elvis Presleyt me titullin “If i can dream”, është risjellë për publikun nga Orkestra Filarmonike Mbretërore. 40 vjet pas vdekjes, albumi i mbretit të rokut ka arritur të renditet për herë të 12-të në krye të klasifikimit britanik. Kjo do të thotë, se Elvis Presley ka më shumë se çdo artist tjetër solo, albume që mbajnë vendin e parë.Ndërkohë, Adele e mbajti vendin e parë në klasifikimin britanik për dy javë me radhë, me hitin e saj të publikuar së fundmi “Hello”. Kënga u kthye në singëllin më të shitur për vitin 2015, dhe është certifikuar si “Gold” nga Industria fonografike britanike.Albumi i Elvis Presleyt me 79.000 njësi të shitura zuri vendin e dytë, pas Noel Gallagher, me “High Flying Birds” i cili kryeson tabelën e albumeve më të shitur për këtë vit.Pas këtij suksesi të abumit, ish-gruaja e mbretit të rokut, Priscilla Presley tha OfficialCharts.com: "Ky është albumi që Elvisi gjithmonë ka dashur ta publikojë, dhe ai do të kishte qenë i lumtur që fansat vazhdojnë ta duan muzikën e tij. Një ndër ekipet më të talentuar më ndihmoi për të realizuar këtë ëndërr të paplotësuar, tha ajo.”Rod Stewart me “Another Country” u rendit pas Elvisit në vendin e dytë, ndërsa Guy Garvey me singëllin e tij “Courting The Squall” mban vendin e tretë./Oranews.tv/