Tani fjalor me 31 mije emra njerëzish
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2015, 14:27
Një fjalor i vëllimshëm me emra njerëzish ilirë dhe shqiptarë, i cili deri tani ka munguar do jetë në libraritë tona. Fjalori ka 31.00 emra. Hartues i tij është Mehmet Elezi, autor i Fjalorit të Gjuhës Shqipe me 41.000 fjalë që nuk gjinden në fjalorët e akademisë (2006), dhe i një numri romanesh, esesh dhe vëllimesh poetike. Me lidhje speciale me 583 faqe, pjesë e botimeve “Gjergj Fishta”, Fjalori do të jetë në Panairin Kombëtar të Librit që hapet me 11 Nëntor 2015, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.