Panairi i Librit, sivjet bashkë me librat do merrni dhe kuponin tatimor
Edicioni i 18-të i Panairit të Librit vjen sivjet me disa risi. Kreu i Shoqatës së Botuesve ka zbuluar për Ora News disa prej tyre. Ndërsa në ndryshim me vitet e tjera sivjet bashkë me librat që do blini do pajiseni edhe me kupon tatimor.Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga nisja e edicionit të 18 të Panairit të Librit në pallatin e kongreseve po bëhen rregullimet e fundit.Kryetari i Shoqatës së Botuesve Petrit Ymeri zbuloi disa nga risitë e panairit të librit i cili këtë vit vjen nën sloganin “Libri dixhital, një mundësi më shumë për të lexuar”:Petrit Ymeri : "Gjatë panairit si gjithmonë do të ketë shumë aktivitete , promovime librash, takime e biseda me autorë dhe përkthyes. Do të ketë edhe paraqitje e promovimeve të projekteve ."Nëse vitet e tjera keni blerë libra në panair dhe nuk jeni pajisur me kupon tatimor, kjo nuk do të ndodhë në këtë edicion.Petrit Ymeri : “ Ky është si një eksperiment , një projekt që do fillojë tani . Kur të aplikosh do kesh mundësi , nuk e di se sa sepse e ka projektuar Vodafone por mund të klikosh dhe të marrësh 2-3 libra falas.Kjo është një gje teknike por do ketë edhe libra falas.”Në edicionin e 18 të panairit të librit marrin pjesë rreth 100 shtëpi botuese ndërkohë që numri i botimeve të reja është reduktuar. /Oranews.tv/