“Noces” e Preljocajt, pas suksesit europian vjen në Tiranë

Pasi u duartrokit në teatrot e Francës, ku Preljocaj jeton, dhe më pas nëpër Evropë, Amerikë e Rusi, koreografia "Noces" apo Dasma" e shqiptarit Angjelin Preljocaj vjen në Tiranë.  E lehtë për t'u përthithur nga publiku, “Dasma” është në tingujt e shtëpisë së saj, ku Preljocaj sjell një përjetim personal, sjell nusen shqiptare.Ajo është  Duvak dhe  gjatë gjithë ceremonisë festive fytyra e saj asnjëherë nuk shfaqet, edhe pse të gjithë i kanë sytë nga ajo. Gjithë këtë traditë Preljocaj e shndërron në balet.Preljocaj: " Une jam rritur në francë  dhe jam mesuar me dasmat  franceze. Por  Noce , ka lidhje me nje histori timen personale te cilen une e kam ngulitur shume mire ne mendje.Para shume vitesh pash dasmen e motres sime e cila vertet mu duk tragjike, sic e shpreh dhe Kadareja  dasmat shqipatre jane  nje proces funeber.  Ndaj publiku do te shohe  ne skene nje dasem por ne aspektin tragjik , ashtu me arme sic e pashe une para shumevitesh."Mes emocionesh Preljocaj e përshkruan baletin "Dasma" si një nga krijimet e tij,që është frymëzuar drejtpërdrejte nga trashëgimia e shqiptarëve.  "Noce" Baleti i koreografit me origjine shqitare,  do të ngjitet në skenën e TKOB në datat 7, 8 dhe 9 nentor në orën  19.00.