Pse iku Naço? Ministri që nisi reformën me zell dhe e mbylli me rezerva

Nasip Naço, njeriu që do të hynte në LSI si kandidat për deputet në zgjedhjet e 2009, kishte kaluar një karrierë të spikatur si prokuror dhe me pas avokat i disa çështjeve të rëndësishme edhe me sfond politik si ngjarjet e dhunshme të 14 shtatorit ‘98 që kulmuan me pushtimin e Kryeministrisë nga një grup protestuesish të armatosur pas vrasjes se liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Sot pas një ngjitje të shpejtë në karrierë, befas ai u tërhoq nga posti i Ministrit të Drejtësisë. Gjatë dy viteve në krye të institucionit ai ka propozuar disa teza dhe piketa të rëndësishme të kësaj reforme, ndaj së cilës kishte rezerva.Ministria e Drejtësisë ka qenë aktori kryesor në proçesin për reformën e shumë debatuar në këtë sistem.Që kur mori detyrën në shtator të vitit 2013, Nasip Naço, ka kërkuar një reformim të thellë të sistemit të drejtësi duke dhënë dhe propozime konkrete.Ai ka kërkuar që reforma të nisë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, institucion ku në dy vite regjistroi përplasje të shumta mes tij dhe presidentit Bujar Nishani.Naço ka kërkuar në reformën e re, përjashtimin e Presidentit nga ky institucion.Naço: KLD është pjesë e axhendës së një reformimi të thellë, reformë kjo e cila mund të kërkojë edhe ndryshime kushtetuese, ku mund të jetë vendi për të rivlerësuar edhe njëherë pjesmarrjen në këtë organizëm të Presidentit të Republikës si kryetar i KLD dhe duke ja kaluar këto kompetenca kryetarit të gjykatës së Lartë.Por propozimi i Nasip Naços nuk ishte vetëm largimi i Presidentit, por dhe një formulë të re për përzgjedhjen e anëtarëve të KLD-së.Naço: “Një formulë mikse që askush të mos ndihet borxh dhe t’ia kthejë përmes një qëndrimi të caktuar. Nuk janë vetëm zërat tanë, por klithma të partnerëve tanë që kërkojnë reformën në drejtësi. Kemi qenë në të njëjtin qëndrim për reformën. Kam kërkuar që të nxjerrim gjyqtarin e vitit sipas vlerësimit të Konferencës së gjyqtarëve. Do zgjedhim një nga modelet e vendeve të BE. Kemi bërë disa ndryshime në KLD, ka dhënë efekte. Nuk është më ajo KLD që bënte emërime e transferime të shumta brenda 2-3 muajsh. Këtë nuk e quajtëm reformë” .Pakënaqësitë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Nasip Naços, i lindën që në kohën kur mori drejtimin e Ministrisë.Akti i parë i tij ishte një letër drejtuar nënkryetarit të KLD-së, në të cilën shprehte shqetësimin për mënyrën si emëroheshin dhe trasferoheshin gjyqtarët.99Por ai ishte e paralajmëruar dorëheqja e Ministrit Nasip Naço dhe a ishte menduar zëvendësuesi i tij?Meta: Lidhur me çështjen e reformës në drejtësi mund ti drejtoheni zotit.Ylli Manjani sepse ai është i ngarkuar për të ndjekur reformën në drejtësi dhe për të marrë pjesë në debate apo për t’iu përgjigjur dhe interesimit më konkret.